Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit deklaroi se klienti i tij nuk e pranon akuzën. Rrecaj ka mohuar se Gruda të ketë transferuar këtë shumë të madhe lekësh.

“Klienti im e ka shpjeguar në mënyrë të qartë, mënyrën e transferimit të parave. Mënyra e transferimit të parave kalon nëpër disa persona. Në asnjë mënyrë nuk mund një person të alokojë mjetet e caktuara. Ky nuk ka transferuar hiç. Klienti im është i dyshuar. Ky thuhet se ka krijuar disa user-a, por ai është vetëm dyshim i prokurorisë, por ne jemi të bindur se asgjë involvuese klienti im nuk ka ndërmarrë. Në bazë të konsultimeve me të njëjtin, dhe në bazë të provave materiale”, tha avokati.
Sipas avokatit të Labinot Grudës, mjaftojnë deklarimet edhe provat materiale për të dëshmuar se klienti i tij nuk ishte i përfshirë në këtë rast.

“Por provat materiale për momentin janë në duar të hetuesisë. Sipas informative ka kamera, por neve nuk na tregojnë as incizimet apo diçka tjetër. Barra e vërtetimit të dyshimit, fajësimit i mbetet prokurorisë. Pushtetet janë shumë mirë të ndara. Tani është faza hetimore. Kjo është fazë fillestare, jemi të bindur se fare nuk do të ngrihet aktakuzë. Është e drejtë e klientit, e avokatit – ne zhvillojmë një bisedë, ne mund të ofrojmë një diskutim dhe në fund dakordim për marrëveshjen”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb