Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar sërish në lidhje me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se do të dënohen me burg të gjithë ata që keqpërdorin paratë e buxhetit.

“Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit”, ka shkruar ajo në Facebook. Bajrami ka bërë të ditur se do të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: luftimin e hajnave, kudo qofshin, kushdo qofshin dhe të kujtdo qofshin”, u shpreh ajo.

Bajrami konfirmuar se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Kosovës me rastin e ‘avullimit’ të më shumë se 2 milionë eurove dhe se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dy persona të tjerë ndodhen në arrati.

“Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, shkruan Bajrami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb