Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke i vijuar kërkimet për avionin e zhdukur një ditë më parë në Kroaci, brenda së cilës kishte 4 pasagjerë.

Në kërkime janë angazhuar 350 anëtarë të Mbrojtjes Civile, policë, zjarrfikës dhe gjuetarë.

Njësia e Ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile Shtetërore ka ngritur një bazë operacioni dhe një mjet komunikimi dhe komandimi, nga ku Drejtoria e Mbrojtjes Civile koordinon forcat operacionale në terren dhe ofron mbështetje logjistike. Në kontroll janë përfshirë 25 pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes për Mbrojtjen Civile Shtetërore me dy dronë dhe dy automjete katërkëndëshe, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të MPB-së. Shefi i emergjencave, Josip Graniç ka thënë për mediat se kushtet e vështira atmosferike kanë ndërlikuar kërkimet, duke shtuar se me motin e rënduar një ditë më parë, ishte e pamundur që kërkimet të zhvilloheshin me helikopter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Fatkeqësisht avioni nuk është gjetur ende, po vazhdojmë kërkimet, janë mbi 200 persona në terren, HGSS, polici, ushtri, gjuetarë… E ngushtuam zonën, por dukshmëria dhe mundësia për ta gjetur ishte shumë e vogël”, tha Graniç.

Më tej ai shtoi:

“Aty nisin kodrat e para prej këtu deri në Velebit, terreni është i vështirë për t’u lëvizur, problem shtesë është shiu, mjegulla, gjithçka është e lagësht, e rrëshqitshme, e butë, e vështirë për njerëzit dhe makinat, terreni padyshim nuk është i mirë për ne. Dronët fluturuan sonte deri në orën 3.30 – 4 të mëngjesit, kishte mjegull dhe nuk shihej asgjë, as kamerat termale nuk mund të regjistronin asgjë”.

Gjithashtu në kërkime janë përfshirë edhe banorë vendas. Kujtojmë këtu që avioni humbi kontaktet me qendrën disa minuta pasi u ngrit. Ajo ishte drejtuar për në Gjermani, në momentin që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Burimi: INDEXHR

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: