Teksa zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pekoreli, vijon të jetë e mbushur me mister dhe hetimet dypalëshe nga prokuroria shqiptare dhe ajo italiane presin rezultatet e mjekësisë ligjore për eshtrat e gjetur në automjet, News24 ka kontaktuar personin që njoftoi policinë i pari se në vendin e njohur si “Kodra e bardhë” në aksin Fushë-Arrëz-Gjegjan-Mirditë, po digjej një makinë.

Pecorelli 1 678x381 1
Pecorelli 1 678×381 1

Pal Curaku tregon se kur ai ishte në vendin e ngjarjes makina kishte pësuar djegie totale, ndërsa 30 minuta pas njoftimit ka mbërritur policia e Pukës.

“Kam parë mjetin që po digjej, i telefonova Policisë se mund të ishte kush brenda. Më ka dalë policia e Rrëshenit, ata janë lidhur më pas me policinë e Pukës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për rreth 30 minuta. Sa kam qëndruar këtu nuk kam ndjerë erë të veçantë, veç erës së gomave të mjetit që digjej”, deklaroi dëshmitari.

Siç tregon dhe 53-vjeçari që njoftoi për djegien e mjetin, ajo çfarë të çudit është fakti se nuk ka ndjerë erën tipike te djegies se një trupi njeriu në momentin që ka qenë pranë mjetit, gjë të cilën nuk e kanë konstatuar as efektivët e policisë që mbërritën pranë makinës që ende po digjej.

Sakaq hetimet vijojnë mes një ngjarje aksidentale të cilën e zbeh fakti se si 45-vjeçari nuk tentoi daljen nga mjeti, ndërkohë që pista e një shpërthimi të mundshëm të mjetit bie poshtë nga vetë pozicionimi jashtë rrugës së makinës, e cila lë të dyshosh se ishte parkuar buzë greminës.

Prokuroria e Pukës ende nuk ka në dorë të dhënat e celularit që u gjet në makinën e Pekorelit, ndërsa vetë hetuesit shqiptar, por dhe ata italianë tashmë janë të dyzuar mes një vdekje aksidentale, asaj të paramenduar me qëllime të caktuara, apo një tentative për humbje gjurmësh nga ana e biznesmenit për qëllime të caktuara, një prej të cilave dhe ajo për përfitimin të siguracionit të jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb