TIRANË

A është kaq e lehtë në Shqipëri të zhduket pa gjurmë një personazh i tillë si Eduart Belegu, biznesmen dhe njeri i lidhur me politikën? Ndonëse kanë kaluar 11 vjet nga zhdukja e tij, asnjë gjurmë nuk dihet dhe ngjarja mbetet mister. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin “Në shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana Lala se krimi nuk është nisur për të qenë ekzekutim. Sipas tij, ka nisur si sqarim.

“Në fakt nuk është nisur për të qenë një ekzekutim. Është nisur për të qenë fillimisht një debat i madh, sqarim, më pas i kthyer në pengmarrje, për të marrë diçka në këmbim. Për shkak të kësaj pengmarrjeje dhe më pas është ekzekutuar për të humbur çdo gjurmë dhe është fshehur kufoma. Këto vijnë si pjesë e një plani të mirëmenduar. Ka pasur një karrem, ky person ka pasur një alibi dhe pas kësaj humb gjurmët sepse ka një alibi të plotë. Dëshmitë kanë një mungesë koherence.

Grupi që mendohet, ka një hipotezë që mund ta ketë pasur si peng, mund ta ketë shfrytëzuar celularin e tij për të krijuar një alibi të fortë”, tha ai.

Për gazetarin Ferdinand Dervishi e gjithë kjo histori ka lidhje me mospagimin  e borxhit. “Ai njeri apo ai grup njerëzit nuk donin t’i paguanin borxhin. Kanë menduar në kushtet e pamundësisë për të paguar…Përveç se është zhdukur personi, si një person që do i kërkonte lekët, borxhin është zhdukur dhe borxhi. Me një gur janë vrarë dy zogj. Eduarti kishte Dritan Priftin, por Prifti kishte rënë për vete.

Këta kishin rënë dhe ishte momenti i duhur për atë njeriun që nuk donte t’i paguante borxhin. Kjo ngjarje u justifikua me një mesazh që ky i dha lekët”, tha Dervishi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb