Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs sa i përket zhdukjes së Ervis Martinaj.
Bëhet fjalë për dy kërkesa mbi Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales i arrestuar për shpërdorim detyre.
Në njërën prej tyre kërkohet që të lejohet marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa në tjetrën kërkohet lënia në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Lamin.
Kujtojmë se Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.
Ish-efektivi ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
