Në konferencën që Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku mbajti në lidhje me 6 dhjetorin, ditë ku në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor dhe protesta e opozitës, kreu i Policisë së shtetit është pyetur edhe në lidhje me Ervis Martinaj dhe zhdukjen e tij.

Rrumbullaku deklaroi se Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit.

“Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: