Gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhdukjen e fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, teksa deklaroi se i qëndron mendimit se adoleshentët që deklarohen të zhdukur rekrutohen nga bandat kriminale në Angli.

Sipas tij jo më kot organizatat e krimit në Britani janë kaq potente, dhe nuk janë kaq të forta në vende të tjera si Franca apo Italia.

Nga ana tjetër gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se Damian Gjiknuri, i cili është deputet i zonës së Elbasanit shkon në Angli dhe fton djemtë atje që të sjellin në Shqipëri paratë e tyre me amnistinë fiskale.

Kikia:

Unë vazhdoj të mendoj që nëse flitet për një rrjet trafikantësh nuk mendoj që ky mund të jetë rasti i shit-blerjes së fëmijëve. Unë mendoj se qartësisht adoleshentët, një 16-17 vjeçar di edhe t’i japë pak makinës apo një motori dhe ata futen në organizatat e krimit. Jo më kot organizatat e krimit në Britani janë kaq potente, dhe nuk janë kaq të forta në Francë apo Itali. Unë takoj rregullisht në zonat rurale adoleshentë që kanë qëllim vetëm të ikin në Angli, edhe nëse nuk kanë destinacion të qartë. Alibia pse të miturit kanë privilegj është se i këshillon avokati, më kanë marrë këtu thonë dhe nuk i paguaj dot dhe më shfrytëzojnë. Fundja fundit një familje e varfër i thotë që të ikë nga një vend i humbur dhe ai ka qëllim jete të marrë letrat e qëndrimit në Britani.

Bushkolaj:

Damian Gjiknuri është deputet i Elbasanit, atë e kemi parë në Angli që fton emigrantët të sjellin paratë në vend me amnistinë fiskale. Nuk e kam parë atë as tu bëjë ndonjë thirrje të rinjve në Elbasan që të mos e braktisin vendin. Fenomeni prek më shumë Shqipërinë e Mesme por edhe atë të Jugut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: