Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 është sjellë në vëmendje një temë shumë delikate, e raportuar nga mediat britanike pak kohë më parë, ku mes të tjerash thuhet se 178 fëmijë shqiptarë azil-kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar rezultojnë të zhdukur.

Këta fëmijë pasi mbërrijnë ilegalisht në Angli, merren nga autoritetet dhe akomodohen në hotele, aty nga dhe më pas janë zhdukur ose larguar.

Panelistët e sotëm, kanë diskutuar mbi këtë fenomen shqetësues, duke thënë se nuk dihet nëse këta fëmijë janë rrëmbyer dhe po shfrytëzohen nga grupe kriminale, apo janë  larguar duke kontaktuar me të afër që kanë në këtë shtet.

Andi Hoxhaj, lektor në Londër, në një lodhje Skype tha se arsyeja se përse këta fëmijë janë larguar nga këto hotele ku strehohen, është fakti se e dinë që pas moshës 18 vjeçare do të depërtohen drejt Shqipërisë.

Shqetësimi është që kanë humbur rreth 200 të mitur nga hotelet, ku mbahen personat e ardhur me gomone. 88 përqind e tyre janë shqiptarë. Arsyeja se përse kanë ikur e dinë se pas moshës 18 vjeç do kthehen në Shqipëri. Shumë prej tyre nuk kanë një shans integrimi në shoqërinë britanike pas mbushjes së kësaj moshe. Disa prej tyre janë marrë nga grupet kriminale kryesisht shqiptare që veprojnë në Britani. Megjithatë çështja nuk po trajtohet me sensibilitet as një mediat dhe as nga autoritetet”, tha ai.

Ndërkohë gazetari Elkier Bushkolaj tha se një detaj që e shqetëson është fakti që prindërit e këtyre të miturve, nuk kanë bërë asnjë denoncim në policinë shqiptare për humbjen e kontakteve me ta.

E vetmja gjë e vërtetë në këtë histori, është që përfshihen në aktivitete kriminale. Nuk justifikoj familjet e këtyre fëmijëve të zhdukur, të cilët nuk kanë bërë asnjë denoncim. Këta fëmijë shkojnë në Britani në mënyrë ilegale, kur shkojnë atje, merren nga autoritetet në kampe dhe më pas komunikojnë me të afërm që mund të kenë në Angli, më pas mund të punësohen në lozhave apo ndërtim. Mosdenoncimi i prindërve për fëmijët kur humbin kontaktet, i mëshoj idesë që at shkojnë tek familjarët e tyre në Britani”, tha ai.

Nga ana tjetër deputetja e PD, Flutura Açka tha se kjo është një situatë që nuk duhet të kalojë pa vëmendje dhe se duhet të merret më seriozisht.

Frika ime është që pavarësisht që këti fëmijë mund t’u thonë familjarëve që janë mirë, nuk e dimë kurrë si është e vërteta. Panorama është më e gjerë dhe nuk mund ta kalojmë me kaq shkujdesje”, deklaroi ajo.

Analisti Mentor Kikia, u shpreh se historia e këtyre fëmijëve të zhdukur është më komplekse dhe se antenat e alarmit duhet të jenë të ngritura.

“Historia është komplekse dhe antenat e alarmit duhet të mbahen të ngritura pasi rrjetet e trafikimit të fëmijëve kanë qenë dhe janë ndër më fitimprurës në botën kriminale. Këta fëmijë nuk ikin nga Shqipëria si pjesë e ndonjë rrjeti trafiku, por ikin me bekimin e fëmijëve. Qëllimi pse prindërit i stimulojnë, është fakti se ata nuk bëhen pre e dëbimeve të menjëhershme, por futen në shërbimet sociale. Ikin për të përfituar shërbimin atje. Ikja nga hotelet, jeni në kushtet e supozimit, unë sërish do rezervohesha që rrëmbehen nga grupe trafikimi. Këta kur ikin, ikin me kontakte të të afërme të tyre, padyshim që përfundojnë edhe në grupe krimi, sepse duhet të kemi parasysh se specifika e largimit drejt Anglisë është fakti që shkojnë shumica e adoleshentëve dhe të rinjve me synim dhe adresa të paracaktuara’, tha Kikia.

Në radhë të parë MB nuk ia lejon konventa e refugjatëve që të njoftojë shtetin shqiptar si të humbur, sepse nëse kanë ardhur këtu si të trafikuar, mbrohet identiteti i tyre. Por nëse familjarët njoftojnë për humbje kontaktesh, atëherë vendoset një lidhje mes tyre. Një pjesë e madhe e tyre kanë ikur tek familjarët, sepse nëse kanë humbur janë njoftuar autoritetet. Mirëpo një pjesë është gjetur edhe në shtëpi kanabisi, apo shtëpi publike”, tha Hoxhaj.

Drejtor i CRCA, Altin Hazizaj, tha se qeveria ka për detyrë që t’i gjëjë këta fëmijë, të cilët nuk janë aty ku duhet të ishin.

“Kushdo që të jetë familjari, ti e merr të mirëqenë që ata nuk janë viktima të prostitucioni, viktima të shpërndarjes së drogës, etj.. Fakti është që këta fëmijë nuk janë aty ku duhej të ishin sot dhe qeveria ka për detyrë që t’i gjejë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb