Në emisionin ‘Open’ në News24 gazetarja Klodiana Lala dhe gazetarja Glidona Daci folën për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe pistat e reja të policisë.

Gjatë bisedës në studio, gazetarja Lala tha se një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Nga ana e saj gazetarja Glidona Daci tha se ende është e vështirë për të qartësuar nëse po hetohet vetëm drejt pistës së zhdukjes apo vrasjes, pasi informacionet ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja Lala: Një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe e ka rrëzuar . Në një dhomë këshillimi sekret është miratuar dhe ka pasur kontroll tek banesat në Shijak. Nuk mund të them me saktësi nëse do ti shërbejnë zbardhje së ngjarjes. Për një çështje kaq të rëndësishme prokuroria dhe gjykata bëjnë ping-pong. Martinaj ka pasur njohje me pjesëtarë të grupit Avdylaj. Dhe pikërisht janë bërë kontrolle për këtë arsye.

Pyetje: Vazhdojnë të jenë të dyshuar?

Gazetarja Lala: Nuk mund të them se janë të dyshuar, flitet për rrëmbim dhe zhdukje. Gjurmët e tij të fundit rezultojnë të jenë në Durrës. Në rrethin e të dyshuarve ka edhe shumë persona të tjerë.

Gjykata e Kurbinit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë?

Gazetarja Lala: Institucionet duhet të bashkërendojnë hapat e çështjes.

Pyetje: A janë pyetur Avdylajt? Do të ketë kontrolle të tjera?

Gazetarja Lala: Nuk mund të konfirmoj nëse Avdylajt janë pyetur. Fakti është ushtrohet kontroll, përkthehet me marrjen në pyetje të personave. I vetmi i pyetur deri tani është Endrit Dokle.

Gazetarja Glidona Daci: Policia deri në këto momente nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me çështjen. Është thënë do flasim kur të kemi prova. Doli kryeministri përcaktoi një afat 100 ditë, ndërkohë që ngjarjet nuk u zbardhen me afat. Nuk dihet ende konkretisht se çfarë ka gjetur policia, Gjykata  Kurbinit thotë se nuk ka pasur prova bindëse prokuroria, por kur kemi dy pista që shkojnë paralelisht me njëra tjetrën, duhet që gjykata e Kurbinit të mbështeste prokurorinë në këtë rast.

Pyetje: Po konkludohet drejt pistës së vrasje apo zhdukjes?

Gazetarja Glidona Daci: Është një pistë e që peshohet herë pas herë. Nuk ka një provë konkrete bindëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb