Në Bulqizë nuk ka ende asnjë shenjë të teknikut që dyshohet të jetë bllokuar në një nga galeritë e minierës së zonës D, Muharrem Plaku. Prej më shumë se 72 orësh po punohet për nxjerrjen e materialit të shembur në thellësi prej 450 metrash në këtë galeri kromi. Grupet e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera, së bashku me minator të firmës por edhe subjekteve të tjera kanë nxjerr nga nëntoka 300 m3 material, por nuk kanë gjetur deri tani asnjë shenjë të 61 vjeçarit.

Në një prononcim për ‘News 24’,  Rrapush Tola,  Drejtor i AKSEM shprehet se vijon puna për gjetjen e tij, por zona e shembjes është një zonë e vjetër  e cila rrezikon të shembet.

“Vazhdon puna për gjetjen e trupit të minatorit. Situata është e vështirë pasi ka rrjedhje nga mineralet. Jemi më afër drejt gjetjes së tij. Ne punojmë me 3 turne. Situata vazhdon hap pas hapi. Është 450 metra nga hyrja e galerisë, një zonë e vjetër dhe gjatë kohës që ne punojmë mund të shembet. Punojnë rreth 4 veta në frontet e punës  pasi nuk ke mundësinë të punosh me më shumë njerëz pasi fronti është i vogël”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: