KORCE-Rei dhe Berti Tahirllari, dy 17-vjecarë rezultojnë të zhdukur prej paradites së djeshme, ndërsa familjarët dyshojnë se janë mbytur në ujrat e një kënete në fshatin Qatron të Korcës. Prej ditës së djeshme ata kanë pritur që të mbërrijnë polumbarët për kërkimin në kënetë, e njohur ndryshe si ‘Gropa e Danielit’, e krijuar 5 vite më parë nga një frimë ndërtimi. Por 4 polumbarë mbërritën vetëm gjatë ditës së sotme, pasi ata ndodheshin në qytetin e Vlorës për Panairin e Policisë së Shtetit dhe për një stërvitje në Karaburun.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata u nisën sot rreth orës 04:45 minuta të mëngjesit për në Korcë, por dy herë kanë pësuar bllokim gjatë rrugës për shkak të trafikut në zonat bregdetare.

Polumbaret jane pjese e Forcave Speciale, RENEA.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: