Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar rrëmbim personi , zhdukjen e Ulvi Skanës.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Prokuroria është duke kryer veprime hetimore, siç është pyetja e personave që kanë pasur kontakt me Skanën, përpara se ai të shkëpuste kontakte me familjen.

29-vjeçari nga Dibra, Ulvi Sakan jetonte në Kamëz.

I riu ishte mik me Can Karriqin, i cili një vit më parë u ekzekutua brenda makinës së tij. Ndërsa ky i fundit ishte mik me Ervis Martinajn.

Kujtojmë se 29-vjeçari Skana, ka humbur kontaktet me familjarët që prej 17 majit në orën 13:30. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncimin në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb