Mospërputhje mes të dhënave nga autoritetet italine dhe ato greke, për sa i përket numrit të zhdukurve nga anija “Norman Atlantik”.  Sipas autoritetve greke, numri i të zhdukurve është 18, ndërsa sipas Prokurorisë së Barit të zhdukurit janë 98.  Autoritet grekë pas verifikimit të listës zyrtare me 477 të shpëtuar me atë listës së imbarkimit të pasagjerëve në portin e Patras në Greqi,  raportojnë se lista është fryrë, pasi emrat janë kopjuar disa herë. Lista zyrtare me 477 të shpëtuar u bë publike nga autoritet italiane. Anija “Norman atlantik” ndodhet ende pranë brigjeve shqiptare dhe nuk ka të dhëna  zyrtare se ku dhe kur mund te kryhet rimorkimi i saj, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse anija do sillet në brigjet shqiptare apo në itali. Sakaq, komandanti i anijes “Norman Atlantik”, Arxhilio Xhakomaz, i cili është nën hetim deklaron se: Nuk është një hero, dhe do kishte dashur t’i çonte të gjithë pasgjerët në shtëpi”.

(os.de/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: