Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk po kalon momente të mira në skuadrën e tij në Belgjikë, pasi trajneri i skuadrës i ka “mbyll” derën duke e lënë jashtë Ligës së Europës.

Sipas asaj që raportojnë burime brenda klubit, theksohet se tashmë marrëdhënia mes talentit kosovar dhe trajnerit të skuadrës së Genk nuk janë aspak të mira.

Gjithashtu, mendohet se merkatoja e janarit do të jetë kohë reflektimi për 19-vjeçarin nga Kosova, pasi një ftohje e raporteve mund ta detyrojë të largohet nga klubi.

Kujtojmë se  talenti i “Dardanëve” tregoi klasin edhe në ndeshjen miqësore, ku Shqipëria e pësoi në shifrat 3-0.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb