Artur Zheji flet për miqësinë e ngushtë që ka patur me kryeministrin Rama

Mbase jo të gjithë e dinë. Artur Zheji dhe Edi Rama kanë qenë miq të ngushtë dhe në “Dola te Ola” publicisti rrëfeu për marrëdhënien që ka patur me kryeministrin.

Miqësia e tyre e ka zanafillën në Institutin e lartë të Arteve, ku ata kanë qenë studentë. Zheji tha se të dy dëshironin të mos ishin skematikë. Për të gjetur rrugëdalje iu është dashur të rrinë shumë netë pa gjumë.

Analisti e cilësoi Ramën një piktor të mirë, më tej shtoi se ata dy i bashkonte një “sëmundje” e përbashkët pasi kishin shumë talente në jetë, të cilat nuk është aq e lehtë t’i përballosh, pasi ose do jenë në konkurrencë me njëri-tjetrin ose duhet të përdoren në harmoni.

Zheji kujtoi se Rama ka qenë një student interesant, shumë kontraversal dhe me një pamje moderne për kohën. Ai bënte gjëra të cilat ishin kundër sistemit, por sipas tij një artist kështu duhet të jetë. Arturi pohoi se kjo mënyrë jetese i pëlqente edhe Ramës, por ai e vuante gjatësinë e shtatit, e cila nuk e lejonte të bënte asgjë jokorrekte pasi binte në sy. Madje Arturi zbuloi se ka ndihmuar kryeministrin që ta heqë këtë kompleks.

Edhe pse ata kanë qenë miq shumë të mirë, është e vështirë të gjesh një fotografi të tyren nga ajo periudhë, Zheji tha se në albumet fotografike në shtëpi mund të kenë por tanimë s’ka arsye të publikohen pasi gjërat nuk janë më njëlloj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: