Analisti Artur Zheji dhe drejtori i Informacionit në ‘News24’ Robert Rakipllari, të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ komentuan zhvillimet e brendshme politike në Partinë Demokratike.

Analisti Artur Zheji, u shpreh se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk arrin të fitojë në datë 5 ku edhe ka paralajmëruar se është afati i fundit i kreut të PD Lulzim Basha për të lënë zyrën dhe në datë 8 ku është paralajmëruar një protestë , atëherë sipas analistit Berisha humb përgjithmonë.

Nga ana e tij Robert Rakipllari tha se e gjithë situata do të jetë thjeshtë një ‘Deja Vu’ e ngjarjeve të ndodhura më parë, pasi sipas tij tashmë Kuvendi i 18 dhjetorit i dha përgjigje të gjitha përplasjeve, dhe se  ajo çfarë ka ndodhur deri më tani është vetëm një presion psikologjik dhe jo dhunë.

Po ashtu ai theksoi se ish-kryeministri Berisha e di ku është vija e kuqe dhe se nuk ka për ta kaluar atë.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë pritet të ndodhë në datën 5 dhe 8 janar? Mund të ketë ndonjë sulm?

Rakipllari: Kjo mënyrë përplasje brenda PD e cila e mori përgjigjen në Kuvendin legal që PD zhvilloi në 18 dhjetor, ku një ditë më vonë u lexuan emra e 5004 delegatëve, besoj që ky konflikt e ka marrë zgjidhjen pavarësisht se është në gjykatë. Besoj se edhe aty do të formalizohet çështja. Nga ana e Berishës kishte një referendum, i zhvilluar në ambiente private, pa transparencë dhe në fund u lexuan rezultate dhe u tha,-tani na besoni. Por të gjitha këto lëvizje edhe të zotit Berisha në degët e PD-së, si edhe të Bashës ku ishte në Dibër besoj se kjo që po ndodh tani nga pala që mëton të marrë selinë e PD është pjesë e presionit psikologjik që bëhet. Nuk mundet do të shkohet në PD pa një vendim gjykate. PD është një institucion. Nuk pres të ndodhë ndonjë gjë më shumë. Në datën 5 nuk pres të ndodhë asgjë, është presion psikologjik. Në datën 8 është paralajmëruar protestë, por sërish është një ‘Deja Vu’ . Thashë do të kemi grumbullime , tension apo vizita në selinë e PD. Shoh që Kuvendi i 18 dhjetorit i dha në zgjidhje nga pikëpamja formale. Nuk besoj se do të ketë ngjarje përtej atyre që kemi parë’.

Zheji: Besoj që nëse Berisha humbet takimin politik të forcës së shumicës së demokratëve në 5 apo 8 dhe nëse do të mundohet të ketë një numër të konsiderueshëm mbështetësish do të thërrasë publikisht të drejtën  e demokratëve për të qenë në shtëpinë e tyre dhe për të larguar uzurpatorët. Në fakt të dyja palët kanë nevojë për një viktimë. Radikalizmi është ekstrem, po humbi datën 5 dhe 8 Berisha ka humbur gjithmonë forcën ndaj Bashës. Unë besoj qe kishte një rrjedhojë faktorësh që çuan në këtë situatë brenda PD. Nëse do të kishte më shumë ndriçim në kaftat e demokratëve dhe LSI për të mos djegur mandatet nuk do ishim në këtë gjendje. Opozita do të kishte bashki, komuna dhe ndoshta nuk do fitonte Rama. Mendoj që mbështetja e hapur e ambasadores amerikane tek PD është demonstrim publik që ne jemi me ju. Ju njohim sepse ju jeni partia dhe keni një formim që i përshtatet kodeve tona dhe jeni të parashikueshëm. Ata nuk negociojnë dot me paparashikueshmërinë, pra me njerëz që bien ndesh me interesat e tyre dhe dalin jashtë kornizave të një akt marrëveshje mes një vendi të madh dhe një aleati të vogël. Ne jemi të rrethuar nga miq që duan të na kafshojnë natë dhe bëjnë sikur na duan ditën. Kemi një fuçi baruti në Mal të Zi dhe një në Bosnjë. Po ashtu kemi edhe një fuçi baruti në Maqedoninë e Veriut. Situata në Ballkan merr një vlerë të jashtëzakonshme, ndaj dhe vëmendja e amerikanëve është më e lartë. Ka shumë hapësira të vogla për demokracinë pa limit shqiptare. Në të gjithë vendet e botës kur lufta është pas dere edhe demokracia reduktohet.

Zheji: Arrestimi i Berishës do ishte një shkrepëse mbi një barut që ai e disponon. Ata që e mbështesin e shohin si një arrestim të liderit të tyre jo të një keqbërësi. Individë që mund të kryejnë veprime keqbërëse mund të arrestohen.

Rakipllari: Berisha mund të arrestohet nëse bën vetë akte dhune. Aty është një perimetër shumë i ngushtë dhe do ketë vëmendje. Nuk besoj që njëra palë mund të ushtrojë akte dhune.

Takimet e Bashës dhe Berishës? Palët janë duke testuar njëra-tjetrën, duke bërë presion se kush e ka shumicën. Kemi dy palë që pretendojnë se janë shumica. Kemi dy palë që pretendojnë të njëjtën gjë. I bëjnë presion njeri-tjetrit por i shprehin dhe opinionit publik një lloj sinjali për të thënë jam unë shumica.
Zheji: Berisha për t’i thënë konkretisht njerëzve që jam energjik, janë në krye të punëve. Është një fushatë elektorale dhe zgjedhje primarë brenda PD-së. Ne kemi Sali Berishën me Lulzim Bashën, ku u mendua që Berisha kishte një preferencë të madhe nga demokratët në krahasim me Bashën, tani kemi Bashën që ka filluar ndoshta fushatën e tij, për të zgjuar frymën e ndjekësve të vet. Për t’i thënë që unë jam Lulzim Baza, njeriu i demokratëve. Fakt është që këto pamje nga Dibra janë shumë pozitive për Bashën.

Rakipllari: Ajo që ka rëndësi, është Berisha ka thënë se Basha nuk del dot në bazë, nuk ka mbështetje, por shohim në një qark si Dibra që ka një mbështetje të mirë dhe deputetët në krahë të Bashës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb