Në emisionin “Pikat mbi i”, deputeti Flamur Noka dhe analisti Artur Zheji folën për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio Flamur Noka, tha se kryetari i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj kërkon të marrë kontribute që nuk i takojnë.

Ai gjithashtu u shpreh se Bardhi dhe Alibeaj vendosën për drejtimin e partisë.

Nga ana e tij analisti Zheji, tha se Partia Demokratike është në ngërç dhe se do të duhet që t’i jepet zgjidhje situatës dhe të vendoset përfundimisht nëse do të ketë bashkim apo ndarje të PD.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: PD është më shumë drejt ndarjes se sa drejt bashkimit. Berisha ka deklaruar se nuk e njeh Enkeljed Alibeaj. Akuza kryesore ishte që Alibeaj ka hedhur në gjyq PD. Pra gjërat do të sheshohen kur të thjeshtohet ekuacioni.

Noka: Ne që më 6 mars pasi u konfirmuar mazhorancë brenda opozitës, 18 dhjetori tregoi që jemi mazhorancë në anëtarësi dhe 6 marsi tregoi qe jemi mazhorancë absolute brenda popullit të opozitës. Gjyqtari që ka qenë në presionin e votës popullore u detyrua të reflektojë…Ka qenë vota popullore e 6 marsit që e detyroi gjyqtarin të merrte atë vendim. Brenda opozitës ishim faktori kryesor. Tani ne pranojmë autoritetin e kryetarit të grupit dhe pranuam pa asnjë koment, është kryetari i grupit…Tek ne ka dominuar vetëm një thirrje ajo për bashkim, por kur kryetari i grupit i mëshon agjendës së përçarjes dhe hedh partinë në gjyq pa atribute ,atëherë a mundemi ne të lejojmë një individ të tërheqë zvarrë PD për interesa të Edi Ramës? Bardhi dhe Alibeaj marrin vendim t’i thonë Edi Ramës, t’i falim zgjedhjet. Tani mendoni se ne mund të lejojmë nëpërkëmbjen? Komisioni ka marrë vendim edhe për të zgjatur mandatin, janë të gjitha vendime të shkruara…Ambasadorja Yuri Kim ka shkallmuar Konventën e Vienës. Enkelejd Alibeaj është kryetar i i Gazit i komanduar nga Gazi për Gazin…për zonjën mund të jetë mbreti i shqiptarëve por nuk është çështje e jona…

Zheji: Këtu ka një ngërç, ka një mosnjohje reciproke. Po e zgjidhet mund të ketë një premisë bashkimi. Ose do ta prisni me shpatë, ose do ta zgjidhni nyjën. Nëse mendoni që nuk zgjidhet…Tani Yuri Kim është me Ramën, Alibeaj me Ramën, Basha me Ramën tani deri kur do shkojë në këtë mënyrë…Kërkesa është që të ketë dorëheqje nga të dyja anët…Unë e kam ditur që Berisha nuk do të japë dorëheqje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb