Analisti Artur Zheji e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së Presidentit si një parateatër.

Ai tha në emisionin “Open” se Presidenti i takon kryeministrit, me ndryshimet Kushtetuese që u bënë në 2008. Zheji tha me batutë se: “Piktori ka dy rrugë, ose të bëjë një pikturë ose një karikaturë”.

“Komentin më të mirë e bëri Berisha që hoqi dorë nga votat dhe tha se procesi është i kotë. Ai vendosi në plan të parë pjekurinë e tij politike. Doli një tym i zi dhe tym i bardhë. Rrënja e kësaj gjëje qesharake është që ndryshimet Kushtetuese në 2008, prodhoi zvogëlimin e dimensionit presidencial. Presidenti i takon kryeministrit. Është një teatër kukullash. Ne ndaj kalojmë në cinizëm apo humor, po ne e dimë lojën. Loja është një parateatër në skenë dhe më pas dihet. Është ndarë ajo punë në 2008, Presidenti i takon kryeministrit.

Edhe në rastin e zotit Meta e caktoi Rama. Nuk e dimë se pse nuk dalim nga gjuha e justifikimeve. Kur e keqja është bërë një pemë çfarë ndryshojmë kur krasisim një degë. Nuk është budalla kushtetutëbërësi që solli atë Kushtetutë. Ajo u bë që të mos ketë një kryeministër të pa kontrollueshëm. Meta bëri atë Presidentin që duhet të ishte dhe i pa parashikueshëm në Kushtetutë. Piktori ka dy rrugë, ose të bëj një pikturë ose një karikaturë”, tha Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: