Analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela kanë diskutuar sot zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Të ftuar në ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’ Zheji tha se deri më tani data 5 janar nuk ka prodhuar asgjë, duke shtuar se nëse vazhdohet si kështu, do të shihet si blof politik. Mes të tjerash ai tha se surpriza në këtë rast është fakti se Basha nuk impresionohet.

Zheji: 5 janari vazhdon deri në orën 24:00. Nëse s’do të ketë ndonjë rikthim, atëherë është datë e dështuar, ose blof politik. është për t’u pritur protesta e 8 janarit, që do të fillojë nga selia e PD. 5 janari nuk shërbeu për asgjë. E kanë menduar zotin Basha shumë të dobët. Por surpriza është se Basha nuk impresionohet. Ka mbështetje ndërkombëtare, të qartë, eksplicite. Ata kanë menduar se ai do të ikë nga frika. Ata hapën ca parrudha se; u ndërruan bravat. Por ai s’ka pse të ndërrojë bravat, se ka çelësat. Një pjesë e atyre që kryesonin grupin, është shkarkuar nga zoti Basha. Kuptohet se çfarë po bëhet brenda, pritet që në datën 8 janar të ketë tentativë më energjike.

Ngjela: Po çfarë trazirash do të bëjë ai me armë?! nëse pretendohet se i kanë shkelur ndonjë të drejtë, të shkojnë në gjykatë. Pse nuk respektojnë shtetin ligjor?! Akoma gjykatat e Saliut janë, s’kanë ikur të gjithë. Ata 6-mujorshit e Saliut ke akoma në gjykatë. Ai gjyqtar bie në burg nëse ju jep atyre një statut që është i paligjshëm dhe s’ka dalë nga PD-ja. Gjyqtari i çështjes dha dorëheqje, por kryetari nuk e pranoi. Po pse nuk e merr përsipër! Ai që ka dhënë dorëheqje s’do që të rrëzojë Saliun. Ai që e firmos atë, ikën në burg, se bën vepër penale. I çmenduri nuk e njeh ligjin. Po shkoi te shkallët Berisha s’i thonë gjë, po të shkojë brenda do e arrestonin. ata kanë një ‘defekt’ pasi padia e tyre shkon në SPAK, jo në gjykatë të thjesht. Unë them të maten mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb