Ish-presidenti Bamir Topi dhe analisti Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi i’ komentuan deklaratat e fundit të dhënë nga Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë një intervistë të dhënë për DW.

Gjatë bisedës në studio, Zheji tha se për disa ngjarje të mëdha duhet të vendosen pikat mbi i.

“Profili i një prokurori të Posaçëm është i tillë dhe besoj që janë disa pika kyçe që duhet të zbardhen me po ose jo. Qoftë Gërdeci, 21 janari nga këto që kanë ngelur peng dhe janë si çamçakëz në gojë e politikës, për këto duhet të japë një përgjigje përfundimtare, ndoshta e ka dhënë, por kjo mënyra shantazhuese e disa ngjarjeve të mëdha është bërë e lodhshme. Duket sikur çështje një lojë për të mos i çuar gjërat deri në fund, sa më shumë politizon një ngjaje as më shumë politizon mundësinë që të zbardhen nga SPAK.

Nga ana e tij ish-presidenti Bamir Topi tha se sulme e SPAK kanë treguar se është në rrugë të drejtë.

A keni besim te SPAK dhe se do të zbërthejë ngjarjet si Gërdeci, 21 janari apo inceneratorët?

Bamir Topi: Është politika ajo që i frikësohet më shumë rritjes dhe funksionimit të SPAK. Njerëzit e shohin si instrumentin e vetëm ku mund të gjejnë drejtësi. Duhet të kemi kujdes që ta ruajmë si institucion që të mos çojmë të SPAK çështje të dorës së dytë. Unë do të thoja që zoti Rama duhet të kthejë kokën pas, pastaj të kërkojë veprime për të tjerët. 21 janari është një çështje që ka mbetur në Parlament. Përpara se ti kërkojë një strukture ekstra parlamentare të hetojë ka një detyrim sepse ka qenë në opozitë në atë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb