Më në fund tifozët e futbollit të bukur kishin mundësi të shinin në aksion një nga tredhëmbëshit më të famshëm dhe më shpërthyes të ndërtuar së fundmi, Messi-Neymar-Mbappe. Debutimi i tyre në Champions pritej me interes të madh pasi “kupa me veshë të mëdhenj” është objektivi kryesor i PSG këtë sezon. Club Brugge ishte rivali ideal në letër për të dhuruar show por belgët i rezervuan një surprizë të hidhur duke u ndalur në një barazim 1-1 që shumë pak veta e imagjinonin. Ander Herrera krijojë iluzionin se gjithçka po shkonte sipas parashikimeve teksa kaloi francezët në avantazh në minutën e 15-të.

I
I

Djemtë e Pochettino kishte mundësi të dyfishonin shifrat me Mbappe por “gjeli” më i famshëm ishte thjeshtë i pafat. Në të 27-të, belgët barazuan shifrat duke e kthyer në malore këtë transfertë për PSG. Messi nuk mundi të bëjë diferencën, nuk arriti të krijojnë një rast të pastër ndërsa Pochettino u detyrua të bënte pa Mbappe me fillimin e pjesës së dytë me sulmuesin që pësoi një dëmtim. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me PSG që largohet me kokën poshtë dhe më shumë pikëpyetje.

Ca Times.brightspotcdn.com
Ca Times.brightspotcdn.com

Trajneri Pochettino theksoi pas ndeshjes se Mbappe ka pësuar një dëmtim në kavilje ndërsa u shpreh i kënaqur me paraqitjen e bërë nga Leo Messi. Grupi A ku bën pjesë PSG, kryesohet nga Man.City me “qytetarët” që shpartalluan Leipzig me rezultatin 6-3.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb