Ka zhgënjim të madh në fjalët e Stafeno Pioli pas humbjes me përmbysje përballë Atletico Madrid: “Ndjej një zhgënjim të madh, ishim shumë pranë një rezultati të rëndësishëm kundër një skuadre shumë të fortë. 11 kundër 11 ne luajtëm shumë më mirë, kjo na jep pak besim. Më vjen keq për këtë humbje sepse duhej vetëm pak më shumë vëmendje, mbi të gjitha në golin e parë ku ishim të shumtë në mbrojtje. Të dalësh sërish pa pikë pas një sfidë të tillë e komplikon shumë klasifikimin”, u shpreh Pioli duke u ndalur më pas tek vendimet e marra nga gjyqtari Cakir:

Cakir
Cakir

“Në rastin e penalltisë Kalulu ishte pak i koordinuar por ishin shumë pranë të dy, është e vështirë të gjykosh një prekje të tillë me dorë, mbase kundërshtari e preku i pari. Kessie? Është e vërtetë që ishte i ndëshkuar me një karton, mund të ishte më i kujdesshëm, por nuk mu duk se ndërhyrja e dytë ishte për të verdhë, aq më tepër brenda 30 minutash lojë. E sigurt është se arbitri nuk ishte më i miri në fushë”, u shpreh trajneri i Milan pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb