Argjentina futet në lojë falë magjisë së Leo Messit, por pas suksesit është koha për të bërë pak bilance, pasi kjo fitore nuk mund të fshijë dot edhe disa detaje jo pozitive, apo lojtarë që nuk janë në nivelin që pritej, një prej tyre është pa diskutim Lautaro Martinez.

Pas shkëndijave që dhuroi në sfidën e parë, ku ju anuluan dy gola, “demi” i Inter është fikur totalisht. Nuk ishte aspak rastësi që loja e Argjentinës ndryshoi totalisht pas daljes së tij nga fusha.

Mediat, por dhe tifozët, kanë filluar duke ushtruar presion ndaj trajnerit Scaloni, kërkojnë “kokën” e Martinez për ti bërë vend Julian Alvarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb