Lajm i keq për tifozët e Milanit. Presidenti i LVMH (Louis Vuitton Moët Hennessy), Bernard Arnault, ka përgënjeshtruar çdo zë qe lidh grupin e tij ose familjen me një blerje hipotetike të klubit kuqezi. Duke folur për detaje, pronari i kompanisë më të madhe të luksit në botë, e cilësoi këtë lajm si një “mister italian”.

“Nuk ka patur kurrë as edhe një diskutim në lidhje me këtë argument për të blerë këtë klub të mrekullueshëm. Kjo është një temë që për mua mbart një mister brenda. Kam admirim për Milanin, por më duhet të përgënjeshtroj zërat që vijnë nga Italia, që për mua janë një mister italian”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb