Kur gjërat bëhen të vështira, i pari që del të marrë përgjegjësi dhe ti jap një mesazh ekipit është gjithnjë Zltan Ibrahimovic, kështu ndodhi edhe këtë herë pas eliminimit nga Man.United në Europa League: “Ka shumë zhgënjim dhe kjo është normale. Në këtë sfidë na mungojë goli, ndërsa ata na ndëshkuan në rastin e parë, ky është futbolli. Nuk e meritonim të dilnim jashtë por mësohet edhe nga këto momente negative. Çfarë i duhet tani ekipit? I duhet të shoh përpara, kampionati nuk ka mbaruar. Unë dua të luaj për të fituar, nëse arrijmë në Champions do të ishte bukur, por objektivi është të fitojmë një trofe. E ardhmja? Nuk mund të flas për vitin e ardhshëm, tani mendoj vetëm të tashmen.

Ibra
Ibra

Pogba? Të gjithë e dinë se ai është i fortë, nuk është një sekret. Mendoj se gjithçka varet se sa i lumtur je në skuadër, nuk është e lehtë të japësh maksimumin nëse nuk je i lumtur”, u shpreh Ibrahimovic pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb