Në Itali ende nuk arrijnë ta besojnë se si kampionët në fuqi të Evropës u likuiduan nga një përfaqësuese modeste si Maqedonia e Veriut, nuk arrin ta shpjegoj dot as Roberto Mancini, i pari i përfunduar nën akuzë: “Nëse Evropiani ishte gëzimi im më i madh, ky eliminim ishte zhgënjimi më i madh në karrierë. Në futboll ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, sot ndodhi një e tillë. Këto ndeshje të tilla janë, është e vështirë ti shpjegosh.

Italia
Italia

E ardhmja? Zhgënjimi është shumë i madh për të gjithë, është e vështirë të flasësh tani për të ardhmen”, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp.

Roberti
Roberti

“Është e vështirë për tu shpjeguar, zhgënjimi është i madh. Bëmë një ndeshje të mirë por na mungoi goli, na mungoi cilësia. Nga shtatori deri më tani kemi bërë gabime dhe tani i paguam. Ndeshja ime e fundit me Kombëtaren? Nuk është momenti për të folur për gjëra të tillë”, theksoi Chiellini.

Jorginho
Jorginho

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ky eliminim të bën shumë keq, është një zhgënjim i madh. Dy penalltitë e humbura? Duhet të pranojmë realitetin, edhe unë jam përgjegjës”, u shpreh Jorginho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb