Botërori i Katarit i befasoi të gjithë, teksa sot u eliminua Gjermania. Panzerat dështuan totalisht që në fazën e grupeve, duke e mbyllur këtu rrugëtimin. Në krahun tjetër, Japonia kualifikohet si e para në grup dhe të njëjtin fat ka edhe Spanja, me ekipin e Enriques që vazhdon tutje si vend i dytë. I ftuar në Qatar 24 në Neës 24 është trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i cili dha mendimin tij.

“E di që do ketë diskutime. Nuk dua t’i hyj atyre diskutime. Elimimini i Gjermanisë është lajm, pasi dihet që në Shqipëri ka mjaft përkrahës. Kam pjesëtaret e familjes që i kam lënë duke qarë. Isha me Gjermaninë për këto arsye. Atë që mbolli, korri.

Japonia është surprizë, e ka merituar plotësisht kalimin më tej. Fitoi me Gjermaninë dhe Spanjën. Humbi me Kosta Rikën, por e dominoi totalisht. Dhe atë ditë duhet të fitonte Japonia.

Gjermania ka probleme në repartin difensiv. Ka lojtarë shumë të talentuar në pjesën ofensive, por ka probleme shumë në mbrojtje. Nuk kanë stabilitet. Ndryshime të shumta në formacion”, u shpreh Duro.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: