Brazili dështoi të rikthehej te suksesi në Botërorin e Katarit, pas dy dekadash mungesë. Pritja do të vijojë pasi Selecciaon zhgënjyen në këtë kompeticion, duke u eleminuar shumë shpejt. Lojtari i brazilianëve, Richarlison ka dhënë një intervistë për ESPN, ku shprehet se tronditja është aq e madhe saqë mund të krahasohet me humbjen e një anëtari të familjes.

“Ishte një tronditje, më e keqe se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë që ta merrja veten. Edhe sot i shikoj videot në rrjetet sociale dhe ndihem i trishtuar… Por duhet të vazhdojmë. Unë jam ende i ri dhe mendoj se mund të marr pjesë në një tjetër Botëror, ose të paktën edhe dy. Qëllimi ynë ishte të fitonim, ne shkova atje për të ngritur kupën. Sigurisht, jam i lumtur që e shënova atë gol kundër Serbisë, por nuk ishte goli që doja” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: