Teuta ishte zhgënjimi më i madh nga katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League. Bregdetarët pësuan një humbje të rëndë 0-2 në shtëpi përballë ekipit nga Andorra, Inter Esclades, një rezultat befasues që e ndërlikon shumë kualifikimin e tyre, për të mos thënë e bën të pamundur. Në fakt, ekipi i Edi Martinit mbetet sërish favorit, edhe kompanitë e basteve shkojnë në këtë linjë, por shqetësues është loja që durrsakët zhvilluan në aktin e parë, shumë të vakët në fazën sulmuese dhe shumë të prekshëm në mbrojtje me gabime foshnjarake.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teuta vijon të stërvitet në Andorra ndërsa trajneri Martini është në kërkim të një zgjidhje të shpejtë. Drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për të shmangur këtë eliminim të parakohshëm nga turni i dytë në Conference League teksa sipas “Panorama Sport” kanë vendosur 100 mijë euro premio në rast kualifikimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb