Ish­ministri i Kulturës i qeverisë Berisha, Visar Zhiti, i kontaktuar nga “Panorama” ka reaguar pas intervistës së Presidentit, ku Bujar Nishani rikonfirmoi qëndrimin për të mos e dekretuar Zhitin si ambasador në Vatikan.
Ne nje interviste per “Panorama”, shkrimtari i njohur tha se refuzimi që Presidenti i ka bërë, është e drejta e kreut të shtetit dhe se nuk dëshiron të shprehet për vendimin e Presidentit.
“Presidenti ka të drejtën e tij dhe unë nuk kam asgjë për të thënë. Është numri një i shtetit. Do thotë ato që mendon dhe që i duhen dhe shteti sipas tij dhe presidenti sipas nesh”, u shpreh Zhiti. Por, i pyetur për deklaratat e tij se “qëndrimi i Kishës ishte si inkuizicion” dhe a mund të rrezikonte kjo deklaratë raportet me Vatikanin, kandidati për ambasador theksoi se deklarata e tij i referohej letrës së dërguar nga sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike dhe jo Vatikanit.
Zhiti u shpreh se qëndrimi ishte personal për letrën e priftit, të cilin e ka quajtur si letër inkuizicioni. “Në qoftë se i jam përgjigjur atij priftit që letra e tij më ka ngjarë si letër inkuizicioni, unë e kam me atë priftin, nuk e kam me Vatikanin, apo me kulturën e Vatikanit”, tha dje kandidati për ambasador.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: