Deputetja e PD Ina Zhupa deklaroi sot se maxhoranca ka dalë kundër një dëgjese publike me arkeologë dhe studiues shqiptarë për Butrintin në Komisionin e Edukimit.

Ajo tha se kjo kërkesë është firmosur nga 7 deputetë, por se nënkryetari i Komisionit Petro Koçi tha se do të sabotohet.

“Lidhet me një kërkesë të cilën e kemi firmosur 7 deputetë të komisioni të edukimit për të kërkuar një dëgjesë publike të hapur me median, me arkeologë, studiues shqiptarë për Butrintin. Kemi kërkuar me Taren, Cekën, Baçen, Alibalin dhe një ekspert izraelit. Sipas rregullores së parlamentit, komisioni ka vetëm detyrimin për ta zhvilluar këtë seancë.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit Petro Koçi tha se do ta sabotojmë këtë seacë më 17 maj, nuk do të paraqitemi atë ditë në seancë, duke dështuar mbledhjen sepse PD e vetme nuk ka kuorumin. Pas shumë debateve në seancë ne do ta kryejmë seancën”, tha Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb