Policia e Fierit njofton se ka arrestuar 3 persona, të cilët janë kapur me drogë. Uniformat blu të qytetit jugor thanë se kanë sekuestruar 43.5 kilogramë kanabis.

Në pranga kanë rënë dy 40-vjeçarë dhe një 46-vjeçar. Policia dyshonte prej kohësh se ata shpërndanin lëndë narkotike, ndërsa i arrestuan pas një hetimi disa-mujor.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

  1. M., 40 vjeç, banues në Fier.
  2. K., 46 vjeç, banues në Fier
  3. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb