Këngëtarja Aurela Gaçe komentoi se si e priti deklaratën e saj që bërë zhurmë se do tërhiqej për pak kohë nga muzika.

E ftuar në “Goca dhe Gra” Aurela ka folur sërish rreth kësaj ngjarje. Ajo u shpreh se ishte diçka normale dhe i ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk e kuptova pse e kthyen në këtë formë. Unë dola dhe u fola njerëzve që kishin blerë bileta. Kam punuar shumë dhe mjekja më tha se kam një lodhje siç lodhesh kur ecën dhe nuk e vazhdon ecjen dhe qetësohesh. Se më ka ndodhur edhe më parë dh kam qëndruar 3 muaj pauzë. 6-10 ditë mu desh të qetësoheshin kodat. Kaq,”-u shpreh këngëtarja.

Më tej Aurela Gaçe ka folur edhe rreth marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Skerdin. Ajo u pyet nëse është natyrë xheloze, por këngëtarja u shpreh se nuk kishte arsyje pasi kishte siguri tek vetja dhe te partneri.

“Nuk jam xheloze, sepse jam shumë e sigurt te vetja ime dhe dashuria e tij,”-tregon Aurela. Këngëtarja është nënë e dy vajzave, e pyetur nëse do të ishte e gatshme për një të tretë nëse partneri ia kërkonte, me anë të këngës Aurela u shpreh se ishte gati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: