TIRANE – Presidenti i nderit i Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Jashar Arrëza, theksoi se vendimi për zhvarrosjen e eshtrave të Ibrahim Kodrës është i drejtë, pasi piktori duhet të prehet midis vëllezërve Frashëri. Sipas Arrzës, amaneti i Kodrës ishte të prehej në Shqipëri.

Ndërkohë banorët e Ishmit kanë protestuar kundër zhvendosjes së varrit të piktorit Ibrahim Kodra.
“Ibrahim Kodra i zonës, nuk duam që varri të hiqet. Vendimin e kemi marrë vesh rastësisht, nuk na ka pyetur kush”, – kanë thënë banorët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: