TIRANE

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit me akuzën e mashtrimit. Sipas policisë, shtetasit e identifikuar me inicialet B.P., 36 vjeç dhe O.S., 31 vjeç kanë zhvatur rreth 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Viktimë e tyre ka rënë një shtetase e cila u ka dhënë edhe shumat e lartpërmendura.

“Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit; B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb