Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë zhvendosjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë. Rama ka shkruar nga Kievi për këtë lajm teksa thotë se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.

“?LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo❤️”, shkruan Rama.

Rama Fb
Rama Fb

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e këtij viti do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: