DURRËS- Banorët e Ishmit kanë protestuar sot kundër zhvendosjes së varrit të piktorit Ibrahim Kodra. Ministria e Kulturës ka vendosur të zhvendosë varrin e Ibrahim Kodrës por banorët thonë se nuk është marrë mendimi i tyre dhe kjo është marrë vesh rastësisht nga ata.
“Ibrahim Kodra i zonës, nuk duam që varri të hiqet. Vendimin e kemi marrë vesh rastësisht, nuk na ka pyetur kush”, kanë thënë banorët.
(m.k/BalkanWeb)