Teksa Greqia dhe Turqia u goditën sot nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dhe viktima, vjen një thirrje për emigrantët shqiptarë nga ambasada shqiptare në Athinë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada njofton qytetarët që gjenden në zonën e prekur nga tërmeti, ishulli Samos, që të zhvendosen në një zonë të sigurt. Ndër të tjera ambasada ka vënë dhe një numër telefoni në dispozicion të qytetarëve shqiptarë.

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e RSH-së në Athinë i bën thirrje qytetarëve që gjenden në zonën e prekur nga tërmeti, ishullin Samos të Greqisë, të zhvendosen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +30694165 8183 për çdo rast emergjence.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb