Luka Modriç mbetet pjesë e rëndësishme e Real Madrid. Edhe pse 36 vjeçar dhe me kontratën e skaduar me Los Blancos, madrilenët janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje të re me kroatin.

Natyrisht, sipas asaj që shkruhet nga mediat e huaja, Modriç do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë klub edhe për 1 vit. Detajet përfundimtare janë mbyllur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Modri
Modri

Lojtari ka një jetë me Reali. Transferimi në La Liga u krye  në vitin 2012, periudhë në të cilën vinte nga Tottenham.

Lajme të rëndësishme për Real Madrid vijnë edhe nga The Athletic për sa i përket afrimeve. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje verbale me Monacon për transferimin e 22 vjeçarit të mesfushës,  Aurelien Tchouameni. Kostoja e operacionit shkon rreth 100 milionë euro.

Tchou
Tchou

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb