Zhvillime të rëndësishme te Ballkani. Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me katër futbollistë. Bëhet fjalë për Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli.

“Ju njoftojmë se 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶 , 𝗧𝗵𝗲𝗼𝗽𝗵𝗶𝗹𝘂𝘀 𝗦𝗼𝗹𝗼𝗺𝗼𝗻 , 𝗗𝗶𝗹𝗶𝘃𝗶𝗼 𝗛𝗼𝗳𝗳𝗺𝗮𝗻 dhe 𝗔𝗿𝗲𝗻𝘀 𝗠𝗮𝘁𝗲𝗹𝗶 nuk jan më pjesë e 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁.

Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat  me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim .

Ne si klub i falenderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: