Dita e sotme ka qenë e qetë në selinë blu, ndryshe nga ditët e kaluara, që prej 8 janarit, kur Basha fillimisht mblodhi Kryesinë e PD, duke përjashtuar Sali Berishën dhe disa mbështetës të tij, si dhe pezulloi disa mbështetës të tjerë.

Kështu raportoi nga selia blu gazetari Osman Stafa, i cili tha se ditën e shtunë do të jetë radha e një tjetër forumi të rëndësishëm të PD, pikërisht mbledhja e Këshillit Kombëtar, që do të diskutojë zhvillimet e fundit në selinë blu, që me protestën e 8 janarit.

Nga ana tjetër, siç raportoi gazetari Stafa për “BalkanWeb”, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë të dielën në Shkodër për të nisur një tjetër tur nëpër Shqipëri, në lidhje me organizimin e PD në terren.

Bëhet fjalë për përgatitjet që do të bëhen me Kuvendin Kombëtar, që Berisha ka lajmëruar se do të mblidhet në 22 mars. Ditën e hënë, pritet që Berisha të jetë i pranishëm në seancën plenare në Kuvend, pas mungesës për një kohë të gjatë, ku ai u shkëput për të ndjekur “Foltoren”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb