Analisti Mentor Nazarko, ishte i ftuar këtë të premte në rubrikën “Opinion”, ku foli për zhvillimet më të rëndësishme politike e shoqërore përgjatë vitit 2021.

Analisti u ndal në disa momente, ku më të rëndësishmit mund të përmendim, zgjedhjet e 25 prillit, krizën e Partisë Demokratike dhe 2 zgjedhjet në Kosovë. Për analistin, problemet në PD janë evidente dhe sipas tij ato do të reflektohen në ditët e para të 2022.

Ai theksoi se politika ka dështuar në këto 30 vite të dalë nga tranzicioni.

“Zgjedhjet në Shqipëri, rikonfirmimi i Ramës në mandatin e 3. Premtimi i një mandati të tretë në shenjën e pajtimit dhe mbylljes së tranzicionit në Shqipëri. Zgjedhjet në Kosovë 2 palë zgjedhje ashtu si dhe zhvillimet, përpjekjet, ngërçi për të prodhuar një tranzicion të ri të PD që nga një tranzicion po kthehet në një stafetë retrospektive. Këto mund të ishin shkurtimisht ngjarjet kryesore. Ngjarje të cilat lidhen e duhej ndërlidheshin me çeljen e negociatave të Shqipërisë së BE. E keqja është, duke iu referuar zhvillimeve në PD, është se do të kemi një lëvizje nga ato që quhen kthim pas. Në një stil të të bërit politikë agresive. Që ka brenda elemente të shantazhit politik. Skenarët që mendojmë se i kishim kapërcyer nga leksioni që mori zoti Basha, e mendonim që kishim shpëtuar nga skena të tilla, por mjerisht frika dhe pritshmëria e këtyre ngjarjeve më shfaqet në fillim të janarit 2022, me atë sherr që nuk është vetëm ligjore, mes pronarit të vjetër të PD dhe pronarit 8-vjeçar të saj, zotit Basha. Kështu që prisnim dhe do të ishte normale të kishim një skenar pajtimi, maturimi politik, të një sistemi politik si ai shqiptar që do të duhej të prodhonte kriza, por ama duhet t’i treste vetë ato kriza që prodhonte. Është legjitime të prisja afro 30 vite nga kalimi e perdes së hekurt për shqiptarët që të kishte një mbylle të tranzicionit politik. Elementi kryesor i këtij tranzicioni është kjo klimë agresive mes 2 paleve e cila e mban vendin në një krizë pernamente, e cila na mban hartën e vendeve në krizë, na dobëson subjektivitetin tonë ndërkombëtar, rajonal. Nga ana tjetër kemi pasur probleme që nuk shoh se si mund të zgjidhen. Kujt i referohem me tranzicion? I referohem faktit që arkitektura institucionale e një shteti që lidhet me institucionet kryesore të tij, ato që janë ekonomike, administrative, juridike, arsimore, të kenë fituar një lloj qëndrueshmërie. Mjerisht këto s’i kemi. Çdo gjë mbetet e ndryshueshme dhe subjekt i ndikimit qoftë nga krizat brenda mazhorancës, qoftë edhe nga dialektika midis pozitës dhe opozitës”, tha Nazarko.

https://youtu.be/WywOnQPLD4A

Nazarko u ndal edhe te rikthimi i Presidentit Ilir Meta në politikën aktive, fill pas përfundimit të mandatit në verën e 2022. Sipas Nazarkos, do të ishte e udhës që Meta të mbante një figurë të qetë dhe të paqtë e të mos krijonte probleme.

“Ishte e nënkuptuar ky kthim mbrapa ndonëse është i pritshëm. Besoj se në fund zoti Meta do të kuptojë se pavarësisht moshës së tij të re të vijojë në klimën dhe atë që është kostumi presidencial i të bërit politikë dhe jo kthimi në një skenarë apo format që është përdorur me shumë sukses nga zoti Rama si një skenar frikësues për elektoratin gri në zgjedhjet e prillit. Zoti Meta për shkak të eksperiencës së gjatë ka veshur shumë kostume shtetërore. Ai ka demonstruar që kur do, arri të demonstrojë sjellje të urta institucionale. Shpresoj të mos kapet nga sindroma e zotit Berisha që është brenda të drejtës së vet për të zhvilluar një betejë për të pastruar veten, që në fund të fundit e pasuron jetën e tij në këtë moshë fizike dhe politike që ka. Shpresoj se zoti Meta ta zgjidhë më ndryshe nëse do të ketë probleme dhe të mos zgjedhë rrugën e përplasjes, si me SHBA dhe brenda lojës së brendshme politike”, u shpreh Nazarko.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, ai tha se ka si qëllim të realizojë plane infrastrukturore ambicioze, por shtoi se këto mund të sjellin dëme të konsiderueshme financiare në buxhetin e shteitit

“Kam një pikëpyetje të madhe a do të mundë jorgani i buxhetit tonë, që të mbulojë të gjithë hallet, nevojat për financim që kanë qoftë borxhi, qoftë ai i jashtmi, qoftë ai i brendshmi, qoftë një krizë latente, qoftë vijimi me një lloj kokëfortësie në ato projekte infrastrukturore që nuk e përforcojnë ndërlidhshmërinë e sistemit tonë me rajonin dhe botën. A do të mundet ky buxhet të adresojë këto probleme? Frika ime është se jo. Vë re se zoti Rama në këtë fazë të jetës së vet politike, të mandatit të tij të tretë do të përpiqet të tregojë mbajtje fjale për projekte të mëdha infrastrukturore që e modornizojnë shtetin shqiptar. Rama e ka këtë fokus, por mund të kërcënohet. E shoh se si ai arrin për shkak të aftësisë së vet të gjenerojë ngjarje që kanë element të fortë elektoral, e ashtu siç tenton të jetë koherent me disa prej projekteve që i quan të vetët siç është platforma e bashkëqeverisjes apo digjitalizimit të shërbimeve, por gjithsesi zoti Rama e ka të vështirë që në kushtet e përfshirjes së opozitës t’i rezistojë presioneve, denoncimit që i vjen nga kjo opozitë apo pak ajo shoqëri civile që ka mbetur”, tha Nazarko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb