Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” “News 24”, foli për situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, kjo parti është ndarë në tre pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim.

“Ky diskursi që ka një vit që bëhet për PD është i rëndësishëm. Jemi pa opozitë, sepse merremi me opozitën, me atë çfarë po ndodh atje. Bëhesh i dëshpëruar kur sheh që nuk ka ndonjë shans. Kemi tre grupe në PD, grupin pro Bashën, pro Berishës, por edhe një grup që nuk është pro asnjërit.

Të tre këto grupe, që për mua më i madh është ai i Berishës dhe e vërtetuan zgjedhjet e 6 marsit. Për mendimin tim gjendja është e dëshpëruese. Lind pyetja, mos ka ardhur koha të gjejmë një opozitë nga PD, sepse mendojmë që është e domosdoshme”, tha Lubonja.

Analisti, tregoi më tej se duhet një opozitë e vërtetë, duke shtuar se edhe fraksionet opozitare të nxjerra rishtazi nuk kanë dhënë efikasitetin e duhur.

“Po të dëgjosh retorikën e Bashës, ka thënë që PD është shpresa e vetme. Berisha thotë se ne do të bëjmë opozitën e vërtetë për revolucionin e madh. Janë një pjesë që thotë se këta janë të vjetër dhe se ne jemi shpresa e vetme. Asnjë nuk thotë për bashkim. Në këtë situatë, ajo që mendoj unë që vlen si metër janë zgjedhjet. Këtu përsëri edhe pse janë zgjedhjet nuk dalin konkluzione. Duke parë dështimet e forcave të reja, flas kryesisht për Bojaxhiun, Blushin, unë ngre pyetjen që ky është regjim. Nëse duhet të pranojmë këtë, është e vështirë të lihen opozita të re. Kjo do shumë kohë, punë, por në një regjim këto nuk ndodhin. Sjellim rastin e Navalyt në Rusi, që është kryetar i opozitës dhe nuk mund dot Putinin sepse është regjim. Bojaxhiu mori 7% në Tiranë. Nuk i thonë pak. Pse? Pyetja është pse. Vetëvendosja me një shembull nga Kosova se si është rritur humori dhe inspirim anti-sistem, është më dobët se sa ka qenë. Në protestat që dolën, disa dalin dhe thonë që nuk bëjmë politikë. Si lëvizja studentore që thonë s’bëjmë politikë sepse favorizojmë PD. Një parti politike duhet të mbajë qëndrim çdo ditë, për çdo situata. Duhet të ketë vizionin e saj. Në këto kushte ose regjimi do bie vetë ose duhet përbashkim i të gjithëve për të frenuar këtë regjim. Duhet ndërtuar themeli i shtëpisë dhe më pas katet. Themelet këtu i ka kapur një parti-shtet”, u shpreh analisti.

Ai shtoi më tej, se situata në PD zgjidhet nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme, ndërsa shtoi se përballë do të kenë një regjim, duke iu referuar këtu qeverisë.

“Unë mendoj se duhet të ketë bisedime për të shkruar te vota e drejtë dhe të ndershme për ato që garojnë. Unë gjykoj se do të dalë Berisha dhe këtu lind problemi. Nga kjo histori fituese është Edi Rama. Ky nuk është regjim policor, por merret me forma më të buta. Më të lirë se atëherë jemi, por s’jemi të lirë plotësisht prapë”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: