TIRANË

Për avokatin Spartak Ngjela, zgjedhjet e pjesshme vendore do të jenë testi i Berishës. Në studion e emisionit ‘Pikat mbi i’, se bashëku më analistin Artur Zheji, ata komentuan mbi zhvillimet në PD si edhe rikonfiguriin e grupit parlamentar të PD.

“Ai ka të drejtë ti përjashtojë i ka përjashtuar nga grupi më këshillin kombëtar. Do paraqesë kandidatë Berisha, kjo është pyetja që nuk e ngrenë këta. Në emër të kujt, në këto moment do kuptohet që ai ka falimentuar.

Listën e deputetëve e ka Basha ai është personi juridik. Do paraqesë Saliu kandidatë në emër të PD, këtë do shikoni që nuk ka mundësi. Përjashtimi nuk ka lidhje më këtë që po them unë. Ata janë lëvizje ilegale klandestine. Nuk do paraqesin listë se nuk ua pranon KQZ, nëse e pranon ikën në burg komisioni. Edhe unë nuk e njoh po nuk kam forcë juridike. Duhet forcë juridike jo forcë fjale.

Përjashtimi a është brenda statutit? Kjo pyetje duhet, unë e di që nga grupi të përjashton këshilli kombëtar. Me sa kam parë ata e kanë mbledhur këshillin i kanë përjashtuar. Pikë. Për ta bërë më të qartë do e shihni.. a do nxjerrë saliu kandidatë për bashkitë. O do krijojë parti o do rrinë të pavarur.” u shpreh Ngjela.

Sakaq për analistin Artur Zheji, legaliteti njeh Bashën kryetar të PD.

“Legaliteti njeh Bashën kryetar të PD, me seli në SHQUP. Në momentin që ai i shkarkon ata ngelen jetimë politikisht. Nuk janë pjesë e kësaj partie. Mandatin nuk ia heq dot njeri. Tani këta duhet të krijojnë një grup të ri, qoftë edhe me një gërmë shtesë.

Nëse do kandidaojnë nuk kandidojnë dot si Parti. Ramës mirë i bëjnë ata, sepse marrin vota nga e djathta. Do cajnë votën në terren dhe do thonë votat tona janë më shumë se të Bashës, ndërsa Rama do zgjedhë kryetarin e Bashkisë, do vijojë punën” u shpreh Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb