Në emisionin “Pikat mbi i” në “News24” analisti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji komentuan situatën politike në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji tha se nga kryedemokrati Lulzim Basha kërkohet dorëheqja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Tani bashkimi është ose njëri shkon te tjetri ose palët takohen në mes, ku ngrihet një Komision, apo një tryezë bisedimi për mënyrën se si mund të bëhet. Të dy personazhet që janë përplasur duhet të bëjnë një hap pas në emër të partisë, ky është ngërçi kryesor që duhet kapërcyer. Në 7 mars Berisha tha se rezultati i 6 marsit ishte rikthimi i tij në PD, pra nga Grupi i Rithemelimit nëse do ketë kandidatura , do jenë formale. Ndërkohë Basha vë kusht dorëheqjen e Berishës.”, tha Zheji.

Nga ana e tij analisti Lubonja tha se zgjidhja ideale do të ishte që të dy palët ta kishin zgjidhur këtë situatë me bisedime.

Rikthimi i Berishës?

Lubonja: Kam thënë se gjithçka duhet të zgjidhej me votë. Por u krijua një armiqësim shumë i madh. Idealja për një opozitë dhe për një parti demokratike është që kjo të ishte zgjidhur me bisedime mes të dy palëve. Edhe unë jam dakord që duhet të ishin ulur në tryezë, të merreshin vesh, ndoshta të nxirrej një figurë. Unë shoh vazhdimin e luftës me mjete të tjera. Bashës i kërkohet ikja sepse ndodhi kjo humbja, unë mendoj se aty brenda asaj PD, janë dy të tjera,. Një PD që thotë të vërë Basha një njeri të vetin dhe një fraksion që ndoshta e ka seriozisht që duhet të ikë Basha. Por Berisha hedh tezën e votimit, sepse mendoj se është i sigurt që fiton. Votimi është e vetmja rrugë. Por unë shoh një përçarje të madhe  dhe mendoj që vetë Rama që është regjisori i kësaj nuk e kishte menduar se kjo do të ishte kaq e suksesshme. Unë aty nuk gjej dot një figurë për të krijuar bashkimin pa Bashën dhe Berishën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb