TIRANË- Bordi i administrimit të Universitetit të Tiranës fajëson rektorin Mynyr Koni për problemet në këtë universitet.

Pas debateve të fundit, Bordi thotë se rektori nuk ka respektuar vendimin e këtij organi dhe ka penguar administratorin e komanduar.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bordi i Administrimit akuzon rektorin se ka bashkëpunuar me punonjës të tjerë dhe ka tejkaluar kompetencat.

DEKLARATA E BORDIT TË ADMINISTRIMIT
Gjatë ditëve të fundit është hapur një debat publik mbi mbarëvajtjen e funksionimit të Universitetit të Tiranës. Në këtë debat nga ana e Rektorit të UT, është anatemuar në disa raste Bordi i Administrimit të UT.
Bordi i Administrimit të UT ka vepruar që nga krijimi i tij në përputhje me kompetencat që janë të mirëpërcaktuara në nenin 49 të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, ku saktësohet se Bordi është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

Që prej fillimit të veprimtarisë Bordi është përballur me një qasje mosbashkëpunuese nga Z. Koni, i cili me intensitet ka vepruar për të penguar Bordin dhe vetë administratorin e UT-së që të ushtrojë kompetencat e veta duke mosnjohur dhe refuzuar vendimet e bordit dhe administratorit, duke ndaluar stafin administrativ të zbatojë vendimet e marra prej tyre, duke kërcënuar dhe punonjësit e administratës së rektoratit edhe me masa të paligjshme disiplinore që të mos zbatojnë vendimet e administratorit dhe bordit. Rektori i UT-së që në momentin e konstituimit të Bordit të Administrimit nuk e ka njohur atë dhe administratorin, si dhe nuk ka protokolluar asnjë shkresë të administratorit dhe ka ndaluar protokollin e rektoratit që të jetë në funksion edhe të Bordit dhe të Administratorit.
Z. Koni në vijimësi ka shprehur në mënynrë shkresore por dhe verbale vullnetin e tij për të uzurpuar kompetenca administrative/financiare, funksione që ligji ia ka dhënë Bordit dhe Administratorit dhe penguar që ato të ushtrohen nga organet apo autoritetet e ligjshme.

Ka qenë shumë shqetësues fakti që Z. Koni është më i fokusuar në çështjet financiare, dhe administrative se ato akademike e në përpjekje të vazhdueshme për të mos njohur administratorin e UT si titullari administrativ dhe financiar i këtij institucioni.

Rektori Koni është ftuar disa herë për të realizuar mbledhje të përbashkëta me Bordin e Administrimit që në momentin e konstituimit të tij por asnjëherë nuk ka denjuar të marrë pjesë këto mbledhje.

Rektorit Koni i është kërkuar që si kryetar i senatit akademik të organizojë mbledhjen e përbashkët të Senatit me Bordin në fund të vitit buxhetor, detyrim ky që rrejdh nga ligji, por edhe kjo mbledhje nuk është organizuar prejt tij.

Një seri veprimesh apo mosverimesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi nga Rektori i UT, si më poshtë vijojnë:

1) Rektori nuk ka respektuar Vendimin e Bordit të Administrimit të UT nr 2 datë, 01.02.2017 “Për ngarkimin e përkohshëm të funksioneve dhe kompetencave të administratorit të Universitetit të Tiranës, kancelarit të këtij Universiteti”, vendim ky i ankimuar në rrugë gjyqësore nga rektori dhe i lënë në fuqi nga gjykata e shkallës së parë si e pabazuar në ligj, por sidoqoftë Z.Koni ka vijuar të mos e njoh dhe zbatojë këtë vendim dhe efektet e tij.

2) Rektori nuk ka lejuar (me urdhra të shkruar) ish – Administratorin e komanduar dhe më pas Administratorin e UT aktual të kenë akses në zyrën e protokoll-arkivës. Me urdhrin nr.7, datë 30.01.2017 “Mbi korrespondencën zyrtare”, Rektori i UT-së ka urdhëruar protokollin e administratës së Rektoratit të UT-së të mos pranojë shkresa nga Administratori i komanduar, duke bllokuar punën administrative.

3) Rektori ka organizuar në bashkëpunim me disa punonjës administrativë në administratën e Rektoratit, pengimin për ushtrimin e funksioneve ligjore të Administratorit të komanduar duke mos lejuar futjen në zyrë prej datës 3 gusht 2017 e në vijim deri në largim të Administratorit të komanduar.

4) Në mënyrë të vazhdueshme Rektori ka penguar jo vetëm ushtrimin e detyrave të funksionale të Administratorit të komanduar dhe Administratorit aktual, por edhe ato të Bordit të Administrimit në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Universitetit të Tiranës.

5) Rektori i UT-së ka komanduar në detyrë punonjësit e administratës së Rektoratit dhe Fakulteteve (mbi 10 raste), pozicionet e punës të të cilëve lidhen vetëm me përmbushjen e detyrave administrative. Në tejkalim të kompetencave të tij ai ka lidhur dhe vazhdon të lidhë kontratat e punës me punonjësit administrativë, pika 5 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Rektori ka kompetencë të nënshkruajë vetëm kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik në institucionet e arsimit të lartë;

6) Në shkelje të rëndë të ligjit, Rektori ka zbardhur një vendim të ndryshëm nga ai i miratuar në mbledhjen e Senatit ‘Për miratimin e buxhetit të UT për vitin 2017” dhe ka dërguar për shqyrtim në Bord vetëm 40% të materialeve shkresore të miratuara.

7) Rektori i UT-së, me shkresën nr. prot. 3352, datë 03.08.2017 “Vendim nr.116 datë 03.08.2017 “Për pezullimin nga detyra të Kancelarit të Universitetit të Tiranës”, shkel në mënyrë flagrante ligjin, duke vepruar në tej.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb