Në kuadër të Festivalit Calabar që njihet edhe si “Festivali më i madh rrugor i Afrikës”, një numër i madh i valltarëve dhe ekipeve të folklorit zhvilluan një marsh.

Festivali me temën “Njerëzimi” filloi më 26 dhjetor në shtetin Cross River të Nigjerisë që gjendet në Gjirin e Guinea-s.

Në festival grupet e valltarëve dhe folkloreve nga shumë vende të botës përfshirë edhe ato të Afrikës, zhvilluan një marsh.

Në kuadër të festivalit gjithashtu edhe shumë fise do të zhvillojnë vallet e tyre tradicionale. Në Nigeri gjenden mbi 200 fise.

Festivali do të përfundojë më 30 dhjetor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb