Bashkia e Durrësit ka njoftuar të gjithë qytetarët se është zhvilluar mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak të qytetit, edhe pse ndodhemi në kohë pandemie.

Sipas komunikimit zyrtar të Bashkisë së Durrësit, është miratuar prishja e disa godinave të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Njoftimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Durrësit:

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja emergjente e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratua shembja e dy pallateve në Durrës dhe disa ndërtesave individuale në Manëz që janë të dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe sipas ekespertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit janë të pariparueshme ndaj duhen prishur. Ja vendimi që ka miratuar në këtë mbledhje këshilli bashkiak:

-Miratohet vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb