Java e modës në Milano ka qenë një shfaqje sa e bukur aq edhe e sikletshme për të pranishmit, pasi në pasarelë janë shfaqur modele me tre gjokse.

Modelet ishin frymëzuar nga personazhi i një prostitute në filmin “Total Recall” të Arnold Schwarzenegger në vitin 1990.

Dy modele kishin një gji protezë të futur mes gjinjve të tyre naturalë, duke krijuar një pamje shumë të çuditshme.

Marka italiane GCDS e ka quajtur këtë koleksion “Perëndia nuk mund të shkatërrojë stilin e rrugës” dhe modelet me tre gjokse sollën në pasarelë një pamje distopike.

Giordano Calza shpjegoi se si donte që shfaqja e tij e modës t’i bënte njerëzit të mendonin për të ardhmen

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: